TIRANE- Aleanca Kuq e Zi e quan “censusin 2011” një proces të dështuar dhe të manipuluar në tavolinat e INSTAT qeveritar dhe shton se në 2013 ajo do të realizojë regjistrimin e popullsisë ku në të do të përfshihet dhe rregjistrimi i pasurive të paluajtshme të komunitetit çam.
“Aleanca Kuq e Zi deklaron sot përpara shqiptarëve se në vitin 2013 do të realizojë regjistrimin e popullsisë në bazë të një procesi transparent dhe realist ku në të do të përfshihet dhe rregjistrimi i pasurive të paluajtshme të komunitetit Cam. “- u bë e ditur sot në një prononcim për shtyp nga selia e AK-së.
AK akuzon ministrin e Inovacionit Genc Pollo për manipulim dhe shtoi se 400 mijë shqiptarë iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së AK për të mos u regjistruar.
“Z.Pollo janë 400 mijë shqiptarë të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Aleancës Kuq e Zi për të refuzuar pyetjen mbi etnine dhe fenë të vendosur prej teje me direktive të Athinës dhe mbi të gjitha në kundërshtim më vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ndau faqezinjte nga kuqezinjtë.
Ti Z.Pollo duhet të bësh kujdës me termat që përdor sepse nëse 400 mijë shqiptarë do të mblidheshin para zyrës tënde të sajuar në kryeministri jemi të bindur që nuk do të kishe guximin t’I riquaje sharlatanë.”- deklaron AK.
Aleanca Kuq e Zi e konsideron “censusin 2011” një “proces të dështuar dhe manipuluar në tavolinat e INSTAT-it qeveritar I cili sëfundmi I ka transforuar shifrat e regjistrimit të popullsisë mbi bazën e kursit të dejivuar të deklaratave nacionaliste të kryeministrit Sali Berisha.” Sipas AK Pollo “Ishte shumë në siklet kur publikonte më pak se 1% minoritet grek ashtu sikundër Aleanca Kuq e Zi deklaroi në tetor të këtij viti kur të dhënat zyrtare të “Censusit” ishin dërguar për përpunim në zyrat e homologëve të Z.Pollo në Athinë. “
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com