SHKUP – Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi në Maqedoni kanë denoncuar një marrëveshje të firmosur nga ministrat e Brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, sipas të cilës policitë respektive do të patrullojnë zonën perëndimore të Maqedonisë, e cila është populluar me shqiptarë. AK thotë se akti është provokim i rradhës për të cilin shqiptarët do të reagojnë në kohën dhe në mënyrën e duhur.
“Marrëveshjet e këtilla nuk i kontribuojnë realisht integrimit europian apo bashkëpunimit rajonal, por shtojnë akoam më shumë keqkuptimet dhe paragjykimet në rajonin e trazuar ballkanik.
Kërkojmë edhe njëherë me forcë që marrëveshja në fjalë të kundërshtohet dhe të shpallet e pavlefshme nga vendimmarja politike”, thuhet në deklaratën e AK.