TIRANE- Aleanca Kuqezi reagoi sot ndaj deklaratave të partisë ekstremiste greke “Agimi i Artë” të cilët e quajnë Kombin Shqiptar “komb kacak” që nuk ka “me se të mburret” dhe e konsideron “një komb të bërë nga Italia, nga sionistët Amerikanë dhe Perandoria Osmane”.
Në një deklaratë për shtyp sekretari i marrëdhënieve me jashtë i Aleancës Kuq e Zi, Prof.Dr.Lisen Bashkurti tha se përballë këtij sulmi të orkestruar politik e mediatik të nazistëve grekë qeveria e Berishës hesht duke demonstruar nënshtrimin servil të saj ndaj Athinës dhe nazistëve Grekë.
“Aleanca Kuqezi i bën me dije nazistëve grekë të Agimit të Artë se Kombi Shqiptar është kombi më i vjetër, më i kulturuar dhe më proevropian në Ballkan dhe nuk ka asgjë të përbashkët me Kombin e Grek të falimentuar politikisht, ekonomikisht, institucionalisht e moralisht në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Nazistët grekë nuk mund të transferojnë dështimin e shtetit të tyre në trojet shqiptare dhe në marrëdhëniet me Shqipërinë.”- deklaroi zoti Bashkurti.
Aleanca Kuqezi shton se nëse do të fitojë zgjedhjet, në agjendën politiko-diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare të qeverisjes së saj do të përfshijë zgjidhjen e çështjes së Çamërisë “si një cështje të drejtë dhe legjitime e Kombit Shqiptar. Turpin e këtij parlamenti që nuk po miraton rezolutën e mbi Camërinë do ta miratojë parlamenti i ardhshëm me votat kuqezi.”- thuhet në njoftimin për shtyp.
Duke u ndalur tek deklarata e Agimit të Artë se do të hapin degët e tyre në Himarë, Tepelenë, Gjirokastër e Sarandë AK "paralajmëron nazistët grekë të mos tentojnë të shtrijnë metastazat naziste brënda kufijve politik të shtetit shqiptar sepse do i bëjë të kujtojnë humbjen tragjike në Betejën e Lëkurzit në fillim të shekullit të kaluar, lënien e kockave të fashistëve grekë të Metaksdasë në trojet tona gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dështimin fatal të monarko-fashsitëve greke në Shqipërinë e Jugut në vitin 1949. “
AK mbyll deklaratën duke thënë se është për politikë të fqinjësisë së mirë në Rajon, por vetem të bazuar në marrëdhëniet e respektit të ndërsjelltë dhe në interesat reciproke. “Nazistët grekë ta fiksojnë mirë në mëndje se në Shqipëri do i digjet toka nën këmbë dhe se teshtima e grekëve do trembë vetëm qeverinë e shtetasit Berisha por kurrë Kombin e popullin shqiptar.”- mbyllet deklarata e AK-së.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com