KAVAJE - "Dekoratat e diktatorit Berisha i djegim sepse vetëm demokraci nuk sollën." Është kjo deklarata e Dritan Kanaparit, ish-themelues i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës, i cili ka djegur në shenjë revolte titullin “Pishtar i Demokracisë”, të cilin sipas tij ia ka dhuruar Sali Berisha. Kanapari por edhe shume themelues të Partisë Demokratike i janë bashkuar degës së Aleancës Kuq e Zi në Kavajë, ndërsa paraditen e sotme u bënë pjesë e tubimit me aktivistë e qytetarë të AK në këtë qytet.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të Aleancës Kuq e Zi, bashkëthemeluesit e PD-së, “të indinjuar nga transformimi i forcës që pretendoi të sillte demokracinë por që vetëm e deformoi atë kanë kryer aktin e dorëzimit të teserës së partisë-shtet dhe i janë bashkuar degës së AK në qytetin e Kavajës.”
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë dhe kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, “i cili ka garantuar të pranishmit se Aleanca Kuq e Zi do të mbetet lëvizja patriotike, e cila nuk do të ndryshojë për asnjë çmim dhe kusht rrugëtimin e saj drejtë realizimit të premtimeve të bëra përpara qytetarëve shqiptarë. “
AK, deklaroi Spahiu, është lëvizja që do të qëndrojë në krah të çdo shqiptari që beson se Shqipëria bëhet.
“Ka ardhur koha të zhbëjmë shprehjet tradicionale që dëgjojmë nga shoqëria e polarizuar se Shqipëria nuk bëhet me shqiptare. Ne do t’i tregojmë shqiptarëve dhe mbarë opinionit ndërkombëtare se Shqipëria bëhet nëse janë shqiptarët të parët që e besojnë këtë”., u shpreh kreu i AK.
Në përfundim të këtij tubimi aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë vendosur flamuj kombëtarë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe nismës së kuqezinjve “Një flamur për çdo dritare”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com