AK: Nishani të ndalë grekët
që duan të cënojnë territorin

SARANDE – President Bujar Niashani të angazhojë Forcat e Amratosura të ndalin kompanitë naft-kërkuese greke. Është kjo thirrja që vjen nga kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili bashkë me qytetarë sarandiotë dhe aktivistë kuqezi kanë qenë gjatë paradites së hënë në Sarandë, Ksamil nga ku kanë vrojtuar kufirin shqiptar me Greqinë pasi mediat njoftuan për mbërritjen e anijeve naftë-kërkeuse greke.

Gjatë prononcimit për mediat kryetari i Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu deklaroi:

" AK kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe për këtë ai ka vetëm një javë kohë që të angazhojë Forcat e Armatosura të ndalin kompanitë naft-kërkuese greke ose në të kundërt ne do ti dalim për zot mbrojtjes së kufirit dhe territorit shqiptarë. Nga ana tjetër Berisha-Avramopulos po i bëjnë kombit shqiptarë në 100-vjetorin e pavarësisë dhuratën më të shëmtuar në historinë e Shqipërisë të cilët kanë dalë hapur kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrveshjen detare" deklaroi Spahiu.

Me simbolet kombëtare ndër duar aktivistë të AK u ngjitën në pikën më të afërt kufitare me Greqinë për t’i treguar opinionit publik se do të mbrojnë me çdo kusht dhe në çdo kohë integritetin territorial të Shqipërisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas