TIRANE - Aleanca Kuq e Zi ka protestuar ditën e sotme kundër ministrit të Punës Spiro Ksera, pasi sipas AK-së ai është takuar me deputetët e “Agimit të Artë” të cilëve u ka deklaruar se po punon për ndarjen e Shqipërisë dhe realizimin e të ashtuquajturit “Vorioepir”.
“Kjo është qeveria e shtetasit Sali Berisha e përbërë nga tre ministra grekë dhe 13 filo-grek të cilët ditë pas ditë po provojnë se punojnë kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Njëri shiti detin, tjetri kombësitë dhe tani faktet dhe tradhtitë flasin për punën që po bëhet nga ministrat e qeverisë për ndarjen e Shqipërisë. Ky ministër është turp kombëtar mbi të gjitha në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë”, u shpreh Adriatik Lapaj, sekretari i Rinisë së AK-së.
Më tej AK ka dënuar ashpër “këto akte të tradhtarëve që janë mandatuar nga Sali Berisha për të qeverisur shqiptarët. Kjo qeveri nuk është e shqiptarëve sepse ajo nuk gëzon më mbështetjen e popullit dhe po mbahet në këmbë prej aferave tradhtare dhe antikombëtare të shtetasit Sali Berisha i cili nuk rresht së turpëruari kombin shqiptarë”.
Në fund të deklaratës Lapas theksoi se “për Aleancën Kuq e Zi trojet etnike të grabitura pabesisht nuk do të falen asnjëherë për asnjë çmim. Ndaj ne sot jemi këtu për të protestuar në këtë mënyrë në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë. Ne do të veshim kuq e zi oborrin e çdo pushtetari të shitur tek qarqet antikombëtare dhe antishqiptare”.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com