TIRANE - Aleanca Kuq e Zi zhvilloi paraditen e sotme një protestë para Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar, pasi sipas tyre qeveria e Sali Berishës është neglizhente ndaj kësaj shtrese.
Përfaqësuesi i Departamentit të Personave me Aftësi të Kufizuar në Aleancën Kuq e Zi, Ervis Muha, deklaroi së qëveria Sali Berishës ka braktisur mijëra invalidë në sytë e Shqipërisë duke zhvilluar verbërinë ndaj kësaj shtrese të shoqërisë, të përvuajtur dhe lënë në harresë nga ministrat me tesera të partisë në pushtet.
“Sali Berisha po “verbon” zemrat e të gjithë shqiptarëve, prej pesë muajsh mijëra persona me aftësi të kufizuar kanë mbetur pa ndihmë financiare po ashtu dhe familjarët që na shërbejnë dhe kujdesen për ne. Partia Demokratike në këtë prag-fushate elektorale po vjedh paratë e invalidëve për të financuar strukturat elektorale për të mbajtur me cdo kusht pushtetin kundër vullnetit të sovranit” deklaroi Ervis Muha.
Nën shoqëri dhe të dhjetëra personave me aftësi të kufizuar, AK tha se zgjedhjet e 23 qershorit do t’i japin fund vuajtjeve të shqiptarëve, pasi sipas saj kjo ditë do të shënojë kapitullimin e qeverisë Berisha.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com