AK: Qeveria braktisi emigrantët
por i numëron si turistë

AK: Qeveria braktisi emigrantët<br />por i numëron si turistë
TIRANE- Aleanca Kuqezi akuzon qeverinë se ka braktisur shqiptarët në emigracion, duke shkelur hapur nenin 8 të Kushtetutës Shqiptare i cili e detyron atë ”të mbrojë të drejtat dhe interesat e shqiptarëve kudo që janë edhe jashtë kufijve”.

AK i referohet fakteve të bëra publike nga Raportuesi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e emigrantëve François Crépeau i cili pak ditë më parë publikoi raportin e tij faktmbledhës në lidhje me politikat që ndjek qeveria shqiptare në drejtim të emigrantëve shqiptare.

”Mungesa e një strategjie prëj 21 vitesh për emigrantët shqiptarë është një e metë e madhe që e diferencon Shqipërinë në krahasim me vendet e tjera evropiane por edhe nga fqinjët e saj “- thuhet në deklaratën për shtyp e cila u lexua sot nga përfaqësuesja e AK, Blerina Feimi.

AK shpreh shqetësimin se në procesin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, që u mbajt në muajin tetor dhe kushtoi plot 14 milion euro, hartuesit harruan emigrantët shqiptarë, ndërsa në periudhën e verës përdoren "në shifrat e turistëve dhe keqinformon shqiptarët”.

“Këta vetëm sepse jetonin jashtë vendit, nuk u parashikuan fare në regjistrimin e popullsisë shqiptare.”- nënvizon AK.

Duke u ndalur tek të drejtat e emigrantëve, AK këmbëngul në të drejtën themelore që i është mohuar kesaj shtrese të shoqërisë shqiptare që është ajo votës.

KERKESAT E AK PER EMIGRANTET

Aleanca KuqeZi i bën thirrje qeverisë shqiptare:
1. Të hartojë një strategji afatgjatë për emigrantët shqiptarë që rikthehen në atdhe duke i mbështetur ata me ndihme sociale deri në integrimin e plote në shoqëri.
2. Të hartojë një regjistër zyrtarë të të dhënave mbi qytetarët e larguar në emigrim dhe ata të rikthyër në atdhe.
3. Të garantojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në emigrim dhe femijëve të tyre të cilët nuk flasin më asnjë fjalë shqip.
4. Të reformojë misionet diplomatike duke hartuar një stratëgjië konkrete për të ndihmuar dhe mbështetur në cdo kohë dhe në cdo rast emigrantët shqiptarë.
5. Reforme radikale në strukturat e trupit diplomatik shqiptarë.
6. Të mundësojë më cdo kusht dhe formë të drejtën e votës për emigrantët shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online