TIRANE- Kreu i Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu i dërgoi sot një letër kryeministrit Sali Berisha ku e fton të jetë një nga bashkëfirmëtarët e parë të kërkesës për realizimin e një referendumi popullor për bashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Kjo kërkesë do t’i shërbejë dhe hapjes së një debati transparent mbi qëndrimet zyrtare dhe politike të figurave të larta të dy shteteve shqiptare. Aleanca Kuq e Zi vlerëson se pozicionimi pro apo kundër bashkimit të dy shteteve shqiptare do t’i shërbejë të ardhmes dhe një vlerësimi më të saktë me historinë e Shqipërisë.
“Duke marrë shkas dhe nga qëndrimet tuaja publike në javët e fundit mbi çështjen e bashkimit kombëtar, ne ju ftojmë të jeni një nga bashkëfirmëtarët e parë të kërkesës zyrtare për realizimin e referendumit për bashkimin e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.” ”- deklaroi sot kreu i AK-së Kreshnik Spahiu.
AK do të ftojë për nënshkrimin e peticionit edhe drejtues të tjerë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, drejtuesit e institucioneve, politikanë të lartë dhe cdo qytetar që gëzon të drejtën e votës.
Bashkë me ftesën Aleanca Kuq e Zi bashkëngjiti edhe formularin origjinal të firmosur më 28 Nëntor në Morinë nga Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, ku u shënua dhe nisja zyrtare për mbledhjen e firmave për realizimin e këtij referendumi.
Pas nënshkrimit kryeministri është i lutur të kthejë formularin me qëllim që Aleanca Kuq e Zi të vijojë procesin e firmosjes nga mijëra qytetarë të tjerë me të drejtë vote në Republikën e Shqipërisë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com