AK shpalos programin
politik "Shqipëria bëhet"

TIRANE- Në ditën e 544 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit, Aleanca Kuq e Zi shpalli programin e saj politik “Shqipëria bëhet” si alternativa e vetme për Shqipërinë e shqiptarët kudo qe ndodhen, dhe  aspiratën e tyre për bashkim.  

Aktiviteti përkujtimor zhvillohet në Kalanë e Krujës. I pranishëm është dhe pinjolli i familjes së Gjergj Kastriotit, Fluvio Misari, i cili nga sot i është bashkuar aleancës.

AK publikoi dhe kontratën kuq Zi me popullin “Bashkimi, aspirate e shqiptarëve” dhe kërkoi “Kufizimin e mandateve të sulltanëve të politikës dhe hapjen e dosjeve të zyrtarëve të lartë”.
 
Gjithashtu një flamur gjigand kuq e zi do të shpaloset në vendin simbol të rezistencës së shqiptarëve për ruajtjen e trojeve dhe identitetit te tyre.

Ambasada Amerikane paralajmëroi, (pak ditë më parë) qytetarët amerikanë që ndodhen në Tiranë të bëjnë kujdes dhe të evitojnë zonat ku do të zhvillohet manifestimi.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Australian Open/ Jannik Sinner s'ka të ndalur, numri një i botës mposht Shelton dhe gjen Zverev në finale

Australian Open/ Jannik Sinner s'ka të ndalur, numri një i botës mposht Shelton dhe gjen Zverev në finale