AK: Shqiptarët në Greqi
janë të diskriminua

AK: Shqiptarët në Greqi <br />janë të diskriminua
Aleanca “Kuq e Zi” ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e ministrit të jashtëm grek Stavros Dimas i cili ka shprehur shqetësim për mosrespektim të minoritetit grek gjatë procesit të censusit në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat AK-ja ka theksuar se rekomandimi i 13-të i Athinës nuk u zbatua me sukses nga qeveria e gjunjëzuar ndërsa ka shtuar se marrëveshjet e izoluara me Greqinë nuk do të jenë të suksesshme.

“Turp nënshtrimi ndaj rekomandimeve helene. Ne denoncuam, kundërshtuam dhe bojkotuam censusin i cili është përgatitur nga qeveria greke dhe u zbatua nga qeveria shqiptare” ka theksuar AK-ja.

Më tej AK-ja theksuar se minoritetet greke në Shqipëri janë të privilegjuara ndërsa shqiptarët në Greqi janë të diskriminuar. “Shqiptarët vriten brutalisht në Greqi dhe qeveria hesht ndaj makabriteteve ndaj shqiptarëve” ka shtuar më tej AK-ja.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore