TIRANE- Aleanca Kuq e zi akuzon kryeministrin Berisha se ka mashtruar shqiptarët sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar. Sipas kreut të kësaj force politike, Kreshnik Spahiu, në programin elektoral te partisë në pushtet nuk është përshirë platforma për bashkimin e trojeve shqiptar.
"Shtetasi Berisha gënjeu miliona shqiptarë kur deklaroi se ylli polar i PD është bashkimi kombëtar sepse në këtë program nuk gjen asnje pikë të prioritetit dhe asnjë fjalë ku të flitet për bashkim kombëtar. Shtetasi Berisha po mashtron shqiptarët nga Preveza në Preshevë për idealin e bashkimit të cilin e ka hequr nga programi i PD që kur përjashtoi Azem Hajdarin nga PD dhe i zuri vendin si kryetar. Gënjeshtra e shtetasit Berisha është 64 mijë km2 aq sa është edhe Shqipëria etnikë. Ai gënjeu gjithë kombin për të mos u larguar si tradhëtar në këtë pranëverë pas një sërë aktesh bashkëpunimi me Athinën dhe Beogradin. Atdheu i shtetasit Berisha është vetëm karrikja e pushtetit sepse ai ka mohuar edhe vendëlindjen e tij Vicidolin e Tropojës të cilin ka 23 vite nuk rikthehet të shoh dhe vizitoië shtëpinë ku u lind dhe u rrit. 23 vite vendlindja e tij nuk e pranoi atë dhe ai nuk guxon të kandidojë për deputet në Tropojë”. - tha kreu i AK-së gjatë një takimi me strukturat e partisë në njësinë nr 7 dhe 8 të Tiranës.
Më tej kryetari i Aleancës Kuq e Zi u ndal tek zhvillimet më të fundit në vend ku njëkohësisht me aktivitetin e AK shtetasi Sali Berisha po kremtonte 100 vjetorin e formimit te Policisë së Shtetit “Ai sot është mbledhur me mijra policë për tu premtuar dhe gënjyer, po sërish nuk merr guximin të kthehet në vendlindje aq sa para dy ditësh nuk guxojë asnjë burracak i PD të merrte pjesë ne përvjetorin themeluaes të partisë në Bajram Curri, po derguan një femër që e mbajnë si kukull në krye të parlamentit. Dërguan një grua duke treguar se janë 60 deputet burracak”.- tha Spahiu.
Kreshnik Spahiu I bëri thirrje aktivistëve të Aleancës Kuq e Zit të punojnë për thithjen e sa më shumë qytetarëve të zhgënjyer nga qeverisja e djathtë dhe e majtë. Sipas AK në këtë parti janë anëtarësuar mbi 200 mijë anëtarë në rang kombëtar.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com