TIRANE - Aleanca Kuq e Zi e drejtuar nga Kreshnik Spahiu po vijon me intensitet përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet e vendit.
Duke qënë se është deklaruar ditë më parë për të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti, duke qënë se ka marrë mbi vete tërë sulmet dhe akuzat tashmë të opozitës për shërbim ndaj kryeministrit Berisha, por dhe duke qënë se një pjesë e mirë e sekretarëve të kësaj partie, dhe i kryetarëve të degëve vendore janë larguar nga partia, kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka vendosur që të përpilojë listat duke e filluar nga drejtuesit kryesorë.
Mësohet se në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës do të garojë vetë kreu i AK Kreshnik Spahiu. Ndërsa në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit pritet të jetë Lisien Bashkurti.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi, Myslim Pasha ende nuk është vendosur. Por pritet që pas vendosjes së kandidimit të ish-deputetit të LSI Prifti në qarkun e Fierit për ngjyrat e AK, pritet që Pasha të jetë kandidat në qarkun e Vlorës. Pikërisht në këtë qark ku gjendet ajo pjesë e detit që ai mbrojti aq shumë nga Greqia.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com