AK: Tadiç provokoi shqiptarët
Tirana të mos heshtë

AK: Tadiç provokoi shqiptarët<br />Tirana të mos heshtë
TIRANE- Aleanca Kuqezi reagon ashpër kundër deklaratave antishqiptare, nga më e fundit ajo e presidentit serb, Boris Tadiç, deri tek veprimet antishqiptare të Malit të Zi e Maqedonisë dhe i kërkon Tiranës të reagojë “duke thyer heshtjen”.

Presidentit serb Boris Tadiç “po provokon 10 milionë shqiptarë. Kosova mijëra vjet tokë shqiptare. Ne deklarojmë se Kosova nuk është tokë sërbe por është tokë shqiptare dhe tokë e shqiptarëve” - thuhet në deklaratën e Aleancës KuqeZi si kundërpërgjigje e deklaratës që presidenti serb bëri më 6 janar brenda tokës kosovare, se “Kosova është pjesë e Serbisë”. Deklarata u bë në Deçan, ku Tadiç me një delegacion serb ndodheshin me rasin e Krishtlindjeve Ortodokse.

AK reagon dhe në mbrotje të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në Malin e Zi e Maqedoni ku në aeroportin Aleksandri I Madh, nuk është përdorur gjuha shqipe. “60 % e udhëtarëve të aeroporit janë shqiptarë”

“Shovinizmat slave po kalojnë në cënim të drejtash. Shqiptarët në Kosovë , Ulqin dhe Maqedoni nuk janë fqinj. Parlamenti malazez të mos cënojë simbolin kuq e zi. Shqiptarët në rajon, janë etnik në trojet e tyre. Ne deklarojmë se Tuzi dhe Ulqini janë bastione të kuqezinjve dhe ndalimi i simboleve shqiptare nuk do ta zbehë asnjëherë të vertetën historike” thuhet në reagimin e AK të cilët mbështesin protestat e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi.
“Në këto kushtë kur shovinizmat sllav po kalojnë kufijtë normal dhe po cënojnë të drejtat e shqiptarëve në rajon, Aleanca KuqeZi i kërkon me insistim qeverisë shqiptare që të thyej heshtjen përmes Tiranës zyrtare dhe të kundërshtojë zyrtarisht më një qëndrim të ashpër këto veprime që po dëmtojnë dhe cënojnë interesat kombëtare të shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon. Për t’ia bërë më të lehtë Tiranës zyrtare dhe qeverisë reagimin ne i kujtojmë institucioneve shqiptare që është Kushtetuta e Republikës së Shqipërise, e miratuar në 1998 me vullnet nga sovrani shqiptar që i kushtëzon: mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve edhe jashtë kufijve. Aleanca KuqeZi deklaron dhe kërkon që shqiptarët në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës të mos trajtohen si fqinj, pasi ata jetojnë në trojet e tyre etnike.- nënvizon deklarata për shtyp e cila mbyllet me apelin se “Vazhdimi i heshtjes së Tiranës zyrtarë do të na tregojë për të disatën herë gjunjëzimin e diplomacisë shqiptare në kundërshtim të interesave të shqiptarëve në rajon.”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje