AK: Të kufizohen mandatet
jo përjetësi në politikë

AK: Të kufizohen mandatet<br />jo përjetësi në politikë
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi kërkon kufizimin e mandateve të kryetarëve të partive, kryeministrave, të kryetarëve të bashikive dhe komunave në Tiranë, Prishtinë e Shkup.

Aksioni i ri politik për rinovimin e klasës politike në të tre shtetet është prezantuar sot nga Aleanca Kuq e Zi në ambientet e Hotel Tirana. Sipas AK kufizimi i mandateve duhet të jetë parim kushtetues dhe krerët e institucioneve duhet të kenë mandat të kufizuar.

“Liderët e sotshmë politik na drejtojnë prej dy dekadash. Është koha për rinovimin e politikës. Mandatet e përjetshme janë diktaturë moderne, dhe sjellin “sulltanët” e politikës. Në Tiranë, Prishtinë e Shkup ka oligarki politike”.

Kryetari i kësaj lëvizjeje Kreshnik Spahiu tha se ndryshimet ligjore janë të nevojshme me qëllim që asnjë lider të mos jetë i përjetshëm në politike.

“Më gjeni një statut që kryetari të ketë jo më shumë se dy mandate. Janë këta krerë politikë që na drejtojnë prej dy dekadash. Ka ardhur koha për një rinovim të politikës, pasi mandatet e përhershme nuk janë asgjë më shumë veçse një diktaturë moderne.  Të eliminojmë përjetësinë në politikë, nuk mund të lidhet vdekja fizike me vdekjen politike.”- deklaroi Spahiu.

Ai bëri thirrje për tu bashkuar në tubimin që do të zhvillohet të martën, më 17 janar në qytetin e Krujës për të nderuar heroin kombëtar Skënderbeun.

“Dita e përvjetorit të njeriut të madh Skënderbeu po vjen. Njerëzit e politikanët e kanë harruar qëllimisht.”- tha Spahiu duhe shtuar se ideali i Kuqezinjve është ngritja e mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i pashmangshëm.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga