AK, të unifikohen kampionatet
e futbollit Shqipëri - Kosovë

AK, të unifikohen kampionatet <br />e futbollit Shqipëri - Kosovë
TIRANË - Aleanca “Kuq e Zi” propozon bashkimin në një të vetëm të kampionateve të futbollit në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo ka prezantuar nismën “Një komb, një kampionat”, ndërsa kërkesën ia ka bërë zyrtare dy federative përkatëse të sportit
Në një prononcim për mediat, AK-ja thekson se Kosova vijon të neglizhohet nga aktivitetet ndërkombëtare ndërsa talentet shqiptare të futbollit të Kosovës po humbasin në botë.
Sipas saj duhet të rritet bashkëpunimi mes dy federatave si dhe të hapen negociatat me FIFA-n dhe UEFA-n për standardizimin e kategorive sportive.
Gjithashtu AK-ja ka kërkuar të zhvillohet takime dhe konsulta ndërkombëtare për të unifikuar aktivitetet sportive.
Sipas AK, një komb duhet të ketë një histori, një gjuhë, një kulturë dhe një të ardhme.

PROPOZIMET E ALEANCËS
1. Organizimin e një kuvendi të dy federatave shqiptare të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, për realizimin e një axhende të ardhshme dhe të përbashkët bashhkëpunimi dhe gjithashtu një plan të përbashkët veprimi.
2. Marrëveshja dhe strategjia të kenë si synim realizimin brenda 100 vjetorit të pavarësisë të objektivit “Një komb, Një kampionat”, duke përfshirë në një konkurim të përbashkët përfaqësitë e futbollit të të gjithë qyteteve në Shqipëri dhe Kosovë.
3. Hapjen e negociatave me të gjitha institucionet ndërkombëtare si UEFA dhe FIFA për zyrtarizimin e këtij objektivi me qëlim “njohjen dhe standartizimin e të gjitha kategorive sportive në Shqipëri dhe Kosove si një trup I vetëm”.
4. Zhvillimin e seminareve, konferencave, tryezave konsultative, diskutimeve me ekspertë vendas dhe të huaj, për të realizuar një debat institucional dhe transparent me të gjithë klubet e futbollit në Shqipëri dhe Kosovë, presidentët e tyre, aksioneret shoqërive, por edhe me grupimet e tifozave me qëllim “realizimin e një vendimarrje sa më të gjerë, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë në këtë fushë.”
5. Zhvillimin e një programi të përbashkët duke patur parasysh që përfshirja e disa ekipeve dhe klubeve të kosovës në kategorinë superiore të Shqipërisë t’i shërbejë motivimit, angazhimit dhe bashkimit shpirtëror mes një kombi që ka “një histori, një gjuhë, një kulturë dhe një të ardhme”.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza