TIRANË- 60 të rinj e të reja fitues nisën këtë të hënë studimet në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vuri në dukje se është dashur punë e vendosmëri për ta rihapur Akademinë e FA, mbylljen e të cilës e evidentoi si një nga gjëmat më të pakuptueshme të tranzicionit.
“Nëse ne duam të ndërtojmë një forcë moderne, nëse duam të ndërtojmë një forcë profesioniste, dhe mbi të gjitha nëse duam të ndërtomë një forcë të ngritur jo mbi mikun e tarafin e mbështetjen politike, por mbi meritokracinë, rruga kalon nga Akademia. Është e pamundur të ndërtojmë një forcë të standardeve të NATO nëqoftëse na duhet vazhdimisht të mbështetemi tek bujaria e partnerëve e aleatëve për të përgatitur oficerët tanë”, u shpreh në fjalën e saj, ministrja Xhaçka.
Ministrja e Mbrojtjes theksoi se diploma që të rinjtë do të marrin në fund të studimeve ushtarake u jep mundësi të jashtëzakonshme punësimi e karriere jo vetëm në FA e Shqipëri, por kudo në strukturat e NATO! Sipas ministres sfidë tanimë është ngritja e kësaj akademie në nivelin e një akademie të një vendi të NATO.
E pranishme në këtë ceremoni, ministrja e Arsimit Evis Kushi e cilësoi historike, rihapjen e Akademisë së FA. Ministrja Kushi theksoi se nuk ishte aspak e këndshme për të të uronte nisjen e vitit akademik me auditore bosh, por pandemia krijoi rrethana të cilat nuk mund të shmangen, vetëm duhen përballuar me qetësi e durim. Nga ana e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Bajram Bega tha se të rinjtë që do të diplomohen në këtë akademi do të formësojnë të ardhmen e FA.
Për të studiuar në Akademinë e FA aplikuan rreth 600 të rinj e të reja, por vetëm 60 prej tyre u përzgjodhën. Mes fituesve 13 janë vajza.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.4%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 839
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor, 14:22
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:34
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)
10 Dhjetor, 11:24
-
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
6 Dhjetor, 09:37
-
Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore
5 Dhjetor, 20:53
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor, 09:49
-
112-vjetori i Forcave të Armatosura/ Ministri i Mbrojtjes: Po përballemi me kërcënime të reja! Rajoni po ndjen presione nga faktorë keqdashës
4 Dhjetor, 16:10
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor, 17:07
-
Hapen aplikimet për Forcat e Armatosura, ja cilat janë kërkesat e nevojshme që duhen përmbushur nga çdo rekrutues
2 Dhjetor, 15:24
-
Nisja e kontingjentit EOD drejt Letonisë, Vengu: Jeni mburoja dhe forca e të gjithëve
26 Nëntor, 16:05
Çdo gjë që ishte e ndërtuar për Komb e shtetë e shkatrroj Sali R. Berisha! Ky matrapaz asë Ferri nuk e lanë nga të zezat që ka bërë.
Përgjigju