Akademia e PS, Rama:
Të rrëzojmë gënjeshtrën publike
Kreu i PS, Edi Rama, mbajti një fjalim të shkurtër në takimin e sotëm me aplikantët për Akademinë Politike të PS. "Ndryshimi do të vi me gjithë fuqinë e vetë, edhe koha e ndryshimit të stafetave do të vi. Tentoni ta gjeni veten në vendin e duhur kur ndryshimi të vi” tha Rama. Akademia Politike e PS organizohet nga Drejtori i Fondacionit “Qemal Stafa” Saimir Tahiri sëbashku me Profesor Maqo Lakrorin dhe drejtorin e Fondacionit “Friedrich Ebert". (Në foto: Rama në Akademinë Politike të PS).
Kreu i PS, Edi Rama, mbajti një fjalim të shkurtër në takimin e sotëm me aplikantët për Akademinë Politike të PS. Akademia Politike e PS organizohet nga Drejtori i Fondacionit “Qemal Stafa” Saimir Tahiri sëbashku me Profesor Maqo Lakrorin dhe drejtorin e Fondacionit “Friedrich Ebert".
“Jam i mbresuar pozitivisht nga fakti se kaq shumë të reja dhe të rinj i janë përgjigjur ftesës për aplikim në Akademinë tonë politike. Kjo tregon se politika nuk e ka humbur rolin e saj pavarësisht shkurajimit. Me gjithë baltën dhe pisllëkun që kanë mbuluar rolin e politikës dhe shkelësit e etikës që i paraqiten politikës si politikanë, më vjen mirë që politika nuk ka munduar të japë shembullin e keq, mësimin e gabuar, modelin më të mbrapshtë të krijuar tek ju që pas rënies së dikaturës.
Të merresh me politikë do të thotë të rrëzosh gënjeshtrën publike, duke bashkuar zërin tënd të dobët me atë të fortin e kolektivit. Të merresh me politikë do të thotë të militosh për një shkollim më të mirë, të militosh për një punësim më të mirë, do të thotë të mos e pranosh realitetin ashto si ta imponojnë por të imponosh ti zërin tënd.
Duhet të ndryshojmë pajmen e shëmtuar të politikës por edhe efekteve që ajo ka në jetën tonë. Ju mendoni se nuk ja vlen se të gjithë janë njëllojë. Por idetë nuk janë njëllojë. Nëse e keni të vështirë të besoni te politikanët besoni në njeri tjetrin dhe hidhuni në politikë për të sjellë ndryshimin.
Ndryshimi do të vi me gjithë fuqinë e vetë, edhe koha e ndryshimit të stafetave do të vi. Tentoni ta gjeni veten në vendin e duhur kur ndryshimi të vi” tha Rama. ah/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00