‘Akademia e Shkencës’/ Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin e padisë së PD! Kryetari gëzon privilegje

‘Akademia e Shkencës’/ Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin e padisë së PD! Kryetari gëzon privilegje

Ina Zhupa

TIRANE-  Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot seancën e fundit publike me palët, për padinë e Partisë Demokratike për ligjin e Akademisë së Shkencave.

PD kërkoi gjatë ditës prezencën e deputetëve iniciues të ligjit, që i hapi rrugën rikandidimit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, si dhe Presidentit Bajram Begaj që e kaloi në heshtje ligjin.

Zhupa tha se është e papranueshme që akademikët që konkurrojnë për poste të larta në Akademi, të skualifikohen për shkak të kriterit të moshës, një shkelje kjo e hapur e Kushtetutës së Republikës.

Na ka ndodhur absurdi që brenda Akademisë së Shkencave dhe Kuvendit, kemi dy qendrime të ndryshme. Pasi Kuvendi thotë se ua kemi dhënë ne deputetëve. Deputetët s’kanë deklaruar një gjë të tillë në seanca publike, as në dokumentet parlamentare.

S’ka një kërkesë të protokolluar për nënshkrimin elektronik. Është votuar një ligj pa raportet e relatorëvë, në shkelje të Kushtetutës. Në pikëpamjen substanciale që është shkelur Kushtetuta, që të gjitha janë të barabartë para ligjit, që akademikët mbi 75 vjeç nuk mund të konkurojnë për kryetar apo pjesë e asamblesë së forumit. Kryetari gëzon privilegje, ndryshe nga anëtarët.

Palët do të kenë afat deri më 4 shkurt për të paraqitur konkluzionet përfundimtare, në mënyrë që më pas gjykata Kushtetuese të marrë vendimin mbi rrëzimin ose jo të ligjit të shumë-debatuar mbi Akademinë e Shkencave. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë