Është ky një prej rekomandimeve të dhëna nga ish studentë Akademisë së Studimeve Politike për rritjen e përfshirjes së komuniteteve rurale bregdetare në administrimin e plazheve në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një punim shkencor të prezantuar këtë të martë në konferencën “Kërkimi dhe advokimi sigurojnë politika më të mira evropiane në Shqipëri” ku u prezantuan edhe 4 punime të ngjashme me fokus përmirësimin e politikave në nivel vendor me pjesëmarrjen e Artan Shkëmbit, drejtor i Agjensisë së Zbatimit të Reformës Territoriale, Olsi Dekovi, zv.shef i zyrës së Këshillit të Evropës, përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës, Erjon Tase, drejtor ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike dhe Klodjan Seferaj, menaxher i programeve, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
Gjatë konferencës të pranishmit diskutuan pikërisht gjetjet e këtyre punimeve me vendimmarrësit dhe aktorët kryesorë, me synimin replikimin e shembujve pozitivë në njësi të tjera vendore si dhe përmirësimin e praktikave të hasura përgjatë vitit të parë të zbatimit të reformës administrativo-territoriale.
Një tjetër studim I prezantuar në konferencë ishte ai mbi aksesin e personave me aftësi të kufizuara ku analizohen ndërhyrjet e bëra në infrastrukturën e kryeqytetit gjatë viteve 2015-2016.
Studimi i cili mori dhe vlerësimin e nënkryetarit të bashkisë së Tiranës Andi Seferi, i pranishëm në panel, rekomandon që Bashkia e Tiranës të mbiqkyrë të gjitha punimet infrastrukturore që po kryen me fokus të veçantë sigurimin e zbatimit të standarteve që garantojnë aksesin e personave me aftësi të kufizuara dhe t'i përfshijë ata në të gjitha proceset që ndikojnë në jetën e tyre në komunitet.
Punimet e prezantuara në konferencë ishin:
1. Monitorimi i standardeve të aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara në ndërhyrjet infrastrukturore të vitit 2015-2016 të Bashkisë Tiranë, përgatitur nga Suela Lala ndërsa morrën pjesë Bardhylka Kospiri, zv.ministre e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale dhe nënkryetari I bashkisë së kryeqytetit Andi Seferi.
2. Evidentimin e shembullit pozitiv të bashkisë Korçë për punësimin e personave “të dënuar në shërbim prove dhe ish të dënuar, përgatitur nga Evis Fico me pjesëmarrjen e drejtorit të Shërbimit të Provës Ilir Qafa.
3. Monitorimi i situatës së transferimit dhe menaxhimit të pronës shtetërore në Bashkinë Tiranë pas reformës administrative-territoriale përgatitur nga Arlind Lugji.
4. Vlerësimin e mënyrave për të përfshirë komunitetet rurale bregdetare në administrimin e plazheve të Rivierës Shqiptare përgatitur nga . Admir Malaj, Ervis Moçka, Oljan Kanushi. Në panel ishin të ftuar Dritan Leli, kryetari I bashkisë së Vlorës dhe Auron Tare, drejtor i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit.
5. Monitorimin e procedurave të prokurimit publik në bashkinë Kamëz dhe sfidat në luftën kundër korrupsionit në nivel vendor përgatitur nga Florenca Korbi me pjesëmarrjen e Evis Shurdha, drejtore e Agjensisë së Prokurimit Publik dhe të tjerë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com