Akademia Politike e PS,Rama:
Hapim dyert pa asnjë dallim

Akademia Politike e PS,Rama:<br />Hapim dyert pa asnjë dallim<br /><br>
Kryeministri Edi Rama iu bëri leksione politike të rinjve socialistë, teksa tha se politika është instrumenti i vetëm për t’u bashkuar me tjerët. Nga Akademia Politike e PS, Rama tha se politika ka lindur për t’i dhënë njeriut forcë, që duke u bashkuar me tjerët, të bëjë të mundura gjërat që nuk i bën dot i vetëm. Më tej, kreu i ekzekutivit theksoi se Akademia Politike Kombëtare do vijojë Akademitë në të gjitha rajonet dhe ata që do dallohen në këtë program, do të aktivizohen më tej.

“Sot ata që drejtojnë Forumin Rinor të PS kanë kaluar nga kjo eksperiencë, që i hap dyert vajzave dhe djemve si ju pa asnjë filtër që lidhet me çfarëdo elementi të statusit social apo vendndodhjes gjeografike ka nevojë të çohet më tej. Ne do shkëmbejmë mes veti energji pozitive dhe dije e pasion për Shqipërinë që duam, duke krijuar kushtet që jo të gjithë, por disa ta kthejnë këtë eksperiencë në aktivitet dhe disa të ecin më tutje në ambicien, dëshirën, për të bërë më shumë duke shfrytëzuar PS. Është momenti të realizojmë qëllimet tona, që kanë të bëjnë me idealet, me ‘pse ne jemi në këtë parti’.

Edhe në zhvillim të eksperiencës së mëparshme, përfshirjen e studentëve në strukturat e forumet e PS, ne do bëjmë të njëjtën gjë, duke synuar që në këtë proces të ketë teori, por edhe praktikë të gjatë, lidhje sa më konkrete me atë që është jeta e përditshme e forumeve, e deputeteve dhe drejtuesve të PS. Akademia politike kombëtare këtë herë do të vijojë me akademitë në të gjitha rajonet dhe rezultati i parë që duam të marrim është se ata që do dallohen në këtë program do të aktivizohen më tej. Politika bën shumë keq, kur përdoret për punë të këqija, por ka lindur për t’i dhënë forcë njeriut që së bashku me tjerët të bëjë të mundura gjërat që s’i bën dot vetëm. Duke filluar nga një klasë, për të vazhduar me një auditor, një konvikt, e më tej, për të parë që gjërat të shkojnë sa më mirë.

Politika është instrumenti i vetëm për t’u bashkuar me tjerët. Njerëzit shpeshherë nuk e konsiderojnë që është fakti se kush thotë që ‘as erën nuk dua t’ia dëgjoj politikës’ gënjejnë veten, sepse politika merret me to. Sa më shumë njerëz të merren me politikë, jo për t’u bërë deputetë, por për të ndikuar që gjërat të shkojnë më mirë, aq më shumë vendimet  politikës do kenë fytyrën, mendjen dhe zemrën e njerëzve”, tha Rama.

Më tej, kryeministri iu rikthyer edhe njëherë platformës bashkëqeverisëse, për të cilën foli dhe një ditë më parë, duke iu bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen kësaj platforme, pasi sipas tij, iu krijon atyre mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me majën e pushtetit ekzekutiv. Rama tha se kjo platformë iu jep mundësinë të gjithë qytetarëve që të kenë mik më të afërt qeverinë dhe të bëjnë ankesat e tyre përmes telefonit të tyre.

“Duam ta mbyll me temën e bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, që sot është një mundësi reale, dhe jo thjesht një fjalë e bukur. Kjo na jep mundësi të re që politikën, qeverisjen ta zgjerojmë si një proces ku përfshihen njerëzit e zakonshëm. Platforma “Shqipëria që duam” është një platformë, që tashmë është në dispozicion, mjafton që të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj. Gjithkush mund të bëhet anëtar për të komunikuar drejtpërdrejt me mua dhe çdo anëtar tjetër të PS. Ankesat merren menjëherë në konsideratë nga qeveria, anëtarët e saj kanë për detyrë të marrin në shqyrtim ankesat e qytetarëve. Nuk ka asnjë mundësi që fjalët e shkruara t’i marrë era apo të mos dëgjohen, sepse pas ekranit të telefonit tuaj qëndrojnë 25 persona, vajza, djem, gra e burra, që punojnë në mënyrë të dedikuar, pa orar, për t’iu përgjigjur dhe bërë të mundur që këto ankesa të shkojnë në tryezën e qeverisë. Kështu sot zotërojmë një fenomen që nuk e kishim deri dje, falë teknologjisë, të gjithë duken, janë. Prandaj, jo vetëm ju, por përmes jush sa më shumë vajza e djem duhet të bëhen pjesë e kësaj platforme, është dritarja për të komunikuar direkt me qeverinë. Ka hapësirë për nxënësit, ata që janë në komunitet, ka dritare ku mjafton një numër i caktuar firmash për të thirrur në interpelancë kryeministrin, ministrat. “Shqipëria që duam” është një platformë për të pasur mikun më të afërt qeverinë, për të qenë e lidhur direkt me majën e pushtetit ekzekutiv”, shtoi më tej ai. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Burri vrau të moshuarit në Dropull, gruaja e tij shpërthen në lot: Kërkoj ndjesë, s’mendoi për mua e djalin! Ka marrë kredi pa më pyetur, si ta shlyej

Burri vrau të moshuarit në Dropull, gruaja e tij shpërthen në lot: Kërkoj ndjesë, s’mendoi për mua e djalin! Ka marrë kredi pa më pyetur, si ta shlyej