Akademia suedeze shantazh Dylan:
S’vjen për Nobelin,s’merr 870,000 $

Akademia suedeze shantazh Dylan:<br />S’vjen për Nobelin,s’merr 870,000 $
Bob Dylan më në fund ka pranuar të tërheqë çmimin nga Akademia Suedeze.
 
Dylan u nderua me çmimin Nobel në tetor të vitit të kaluar, por meqë shumica e njerëzve, dhe vetë ai, nuk ishin aspak entuziastë, nuk shkoi për ta marrë çmimin, por përfundoi duke shkruar një fjalim.
 
Edhe sot e kësaj dite Dylan nuk e ka vrarë mendjen për të shkuar në Suedi dhe të marr çmimin e tij dhe për më tepër as të japë leksionin e nevojshëm që duhet t’ia dorëzojë kryesisë në mënyrë që të tërheqë 870,000 dollarët që i takojnë një Çmimi Nobel.
 
Por këtë herë sipas CNN, Dylan ka pranuar ta marrë çmimin Nobel. Ai është i detyruar të shkruajë leksionin e tij, t’ia kalojë me email Akademisë së Nobelit, ndërkohë që kjo e fundit i ka bërë të qartë se nuk do t’i marrë dot 870,000 dollarët, nëse nuk kryen këto procedura.
 
Burimet raportojnë se askush nuk do të jetë gjendje ta shikojë Dylan gjatë marrjes së çmimit të tij këtë fundjavë, pasi ka kërkuar që media të mos jetë e pranishme.
 
Do të jetë vetëm ai dhe komiteti Nobel, duke na lënë të imagjinojmë se çfarë do t’u thotë atyre që i kanë dhënë një çmim që nuk duan ta marrë as ai, as shumica e njerëzve.
 
Që Bob Dylan do të shkojë në Stockholm gjatë kësaj fundjave për të pranuar trofeun e Çmimit Nobel për Letërsinë e ka njoftuar edhe vetë Akademia Suedeze e çmimit prestigjioz. Zyrtarë të Akademisë Suedeze kanë thënë se do të takoheshin privatisht me 75-vjeçarin Dylan në kryeqytetin suedez, aty ku pritet të mbajë edhe dy koncerte.
 
Një njoftim i Sara Danius, sekretare e përhershme e Akademisë suedeze, bënte të qartë se “lajmi i mirë është se Akademia dhe Bob Dylan kanë vendosur të takohet këtë fundjavë. Akademia do t’i dorëzojë atij diplomën dhe medaljen e Nobelit, si dhe do ta urojnë për fitimin e çmimit për Letërsinë. Ceremonia do të jetë jo e bujshme dhe private, ndaj nuk do të jetë e pranishme asnjë media. Vetëm Bob Dylan dhe anëtarët e Akademisë do të marrin pjesë, kjo sipas dëshirës së Dylan”.
 
Zëdhënësi i Dylan dhe drejtori i Guthrie Qendrës woody ka konfirmuar paraqitjen e tij për të tërhequr Nobelin për Letërsi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë