Akademikët: Gjendje jo e mirë e
shqipes në botimet zyrtare e shkolla

Akademikët: Gjendje jo e mirë e<br />shqipes në botimet zyrtare e shkolla
Gjendja jo e mirë e shqipes së shkruar në botimet zyrtare, në shtypin e shkruar dhe në shkolla kanë qenë temat e analizave të ditës së sotme në takimin e radhës së Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, i cili iu është referuar çështjeve të standardit të gjuhës shqipe dhe disa përshtatjeve që duhen bërë si pasojë e zhvillimit të sotëm të gjuhës në drejtshkrim.
 
Seanca e parë e takimit të Këshillit Ndërakademik i mbylli punimet sot pasdite në orën 18.00 dhe seanca e dytë do të vijojë nesër.  Prof. Jani Thomai që është një ndër anëtarët e kryesisë së këtij këshilli u shpreh se pas seancës së nesërme konkluzionet do të dalin ditën e martë. 
 
Megjithatë mësuam se disa nga çështjet e trajtuara kanë qenë gjuha e medias, ku janë trajtuar disa çështje si shkrimi i gabuar i datave dhe çështje të deformimeve të sintaksës së shqipes në të shkruarin mediatik, si dhe përdorimi i fjalëve të huaja.
 
Gjithashtu është trajtuar edhe situata shqetësuese për mbarë shoqërinë shqiptare, sesi duhet përmirësuar puna me shqipen e shkruar e të folur në shkollë.
 
Përveç rritjes së cilësisë së hartimit dhe botimit të teksteve shkollore dhe kthimit të gjuhës shqipe si lëndë themelore në shkollat e mesme, gjuhëtarët kanë sjellë në tavolinë propozimet e tyre për fjalorët ndihmës kundër fjalëve të huaja të panevojshme.




Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Skema e mashtrimit në Tiranë/ 53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur detyrimet tatimore, 1 në burg, 3 detyrim paraqitje! Të përfshirë edhe zyrtarë të administratës

Skema e mashtrimit në Tiranë/ 53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur detyrimet tatimore, 1 në burg, 3 detyrim paraqitje! Të përfshirë edhe zyrtarë të administratës