Akademikë nga Shqipëria dhe Kosova u bënë bashkë për të promovuar librin “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve' në shekullin 19-20.
Në këtë ditë akademikët kërkuan njohjen ndërkombëtare të padrejtësive të kryera ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
‘’Ky libër nuk është vetëm një akt kujtese por edhe një thirrje për drejtësi dhe njohje ndërkombëtare të padrejtësive të kryera ndaj popullit shqiptar’’, thanë akademikët.
Akademikët shqiptarë patën një thirrje për politkianët të mbajnë duart larg nga historia.
‘’Politikanët le të merren me politikë, historianët le të merren me histori’’.
Ne trajtimin e kësaj çështje vështirësi janë hasur ruajtja e dokumentacioneve të kësaj ngjarjeje. Akademikët nga Kosova propozuan edhe krijimin e një muezumi për të dokumentuar fenomenin e gjenocidit.
Nje libër tjeter i prezantuar gjatë koferencës mes dy palëve ishte edhe 'Roli i grave në jetësimin e shtetit të Kosovës', duke i konsideruar ato jo vetëm mbështetëse për luftën, por edhe kontribuese në jeten sociale e politike nga vitit 1980 e deri më sot.