Duke parë gabimin, pak a shumë mund të thuash: "Edhe ti, Manuel?" Sepse, në fund të fundit, askush nuk e priste, ndoshta as ai dhe sigurisht jo tifozët e zikaltërve. Gabimi i Akanjit, i cili i dhuroi Blombergut topin që çoi në epërsinë 0-1 të norvegjezëve, vulosi humbjen e Interit në Champions League. Goli e çoi Bodon drejt mrekullisë sportive. Ishte një gabim i pazakontë, një gabim që erdhi me pakujdesi të tepruar, të ndihmuar nga presioni i lartë i lojtarëve të Knutsen.
Chivu pagoi një gabim në mbrojtje. Jo i vetmi në një sezon që nisi pikërisht me problematika në këtë drejtim. Kujtojmë humbjet me Udinesen dhe Juventusin, me 5 gola të pësuar në dy ndeshje. E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmë ndaj Bodos. Gabimi kryesor erdhi nga një prej lojtarëve më të besueshëm të prapavijës së Interit.
Akanji ka luajtur 22 ndeshje nga 24, plus 7 të tjera në Champions. Mbrojtja zikaltër në Champions ka qenë ndryshe. Ka pësuar 1 gol nga Kairat, 2 nga Atletico Madrid, 1 nga Liverpool, 3 nga Arsenal dhe 5 nga Bodo në 2 ndeshje. Një dështim.
Në të paktën tre raste, gabimet janë shumë të rënda. Mbi të gjitha goli i parë i pësuar në “Aspmyra Stadion”, pas një aksioni të bukur të norvegjezëve nga e djathta, që detyroi Acerbin të dilte huq. Akanji pagoi presingun lart, gaboi fatalisht dhe Blomberg e Hauge e falenderuan. Në rastin e golit të dytë të pësuar gabimi ishte i Bisseck, në kohë vonesë. Yann luajti një ndeshje të mirë në fazën sulmuese, por në momentin kyç të ndeshjes ishte i pavëmendshëm. Këtë vit i ka ndodhur shpesh. Natyrisht, gabimi i Akanji ishte më i rëndë. / Gazzetta Dello Sport
Lajmi kryesor:
Eliminimi i Interit nga Champions League, Chivu: Jemi të trishtuar, na mungoi energjia! Bodo ka luajtur katër ndeshje në tre muajt e fundit







