TIRANË - Tregu i telefonisë së lëvizshme në vendin tonë numëroi gjatë vitit 2014, rreth 4,8 milionë numra celularë aktivë.Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) në një njoftim të saj, bën të ditur se, “numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas kartës SIM, në fund të 2014, respektivisht ka qenë 3.36 milionë dhe 4.88 milionë”. Në krahasim me fundvitin e 2013-s, kur numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas kartës SIM respektivisht ka qenë 3.68 milionë dhe 5.28 milionë, duke shënuar një rënie të lehtë të këtij treguesi”.
Ndërsa vëren se, viti 2014 u karakterizua nga një rritje e numrit të pajtimtarëve të internetit. Të dy segmentet e aksesit broadband dhe fiks dhe 3G (karta USB/modem), kanë pasur rritje me rreth 13.3 % dhe 10.5 % krahasuar me 2013.Sipas AKEP-it, pas shtrirjes në të gjithë vendin të teknologjisë 3G, do të çelet në muajin mars, tenderi për të futur shërbimin 4G në tregun e telefonisë celulare, duke i dhënë një stad të ri zhvillimi këtij tregu në vendin tonë.
Marrë nga ATSH
/Shqiptarja.com