Në deklaratën për mediat të shpërndarë në përfundim të mbledhjes së Këshillit Drejtues të enjten e kaluar, AKEP-i kishte deklaruar se ''perkunder pretendimeve, AKEP ka kryer procedurën e konsultimit publik si dhe ka administruar komentet e palëve të interesit. Dokumenti i konsultimit gjendet lehtesisht ne faqen web te AKEP[1]. Qe prej publikimit të këtij dokumenti AKEP në mënyrë të vazhdueshme ka analizuar tregun, përditësuar të dhënat dhe ka tërhequr mendimet e palëve të interesuara''.
Por kjo ishtë një gënjeshtër pasi konsultimet publike u bënë mbi një dokument tjetër si u faktua nga Shqiptarja.com. Më 16 shkurt 2017, në fakt, AKEP-i hapi një konsultim publik dymujor mbi tarifat e telefonisë së lëvizshme, por në atë dokument përjashtohej mundësia që të modifikoheshin tarifat: në të kundërt, në të pohohej që tarifat e terminimit në fuqi, të njejta për të gjithë operatorët (mos-diskriminit ne tarifat, ose simetri), funksiononin mirë dhe se ato tarifa ishin në përputhje me ato që aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian.
Në dokument te 2017 thuhej: “AKEP propozon që operatorët celularë të vijojnë zbatimin e masave rregulluese të përcaktuara nga analiza e mëparshme, përfshirë detyrimin e mos-diskriminimit në tarifat e thirrjeve brenda dhe jashtë rrjetit. Ky detyrim i fundit ka pasur efekt të dukshëm në treg duke rritur edhe aftësinë konkurruese të operatorëve më të vegjël celularë në tregun me pakicë për shkak të eliminimit të efekteve ‘club’ të krijuara nga diferencat e mëdha në tarifat e thirrjeve brenda apo jashtë rrjetit”.
Me ardhjen e drejtorit të ri në AKEP, Ilir Zela (ish-drejtor tek Albtelecomi), ndryshoi edhe politika e Autoritetit dhe, duke mohuar dokumentin e vitit 2017, për të cilin ishte zhvilluar konsultimi publik, dhe duke shkelur edhe një vendim të mëparshëm të AKEP-it (atë me numër 2676, datë 14.04.2016 që caktonte tarifa terminimi të njejta për të gjithë), u vendos të ndryshoheshin tarifat, duke eliminuar mos-diskriminimit mes gjithë operatorëve (të ashtuquajturën simetri) dhe duke rifutur diskriminim (të ashtuquajturën asimetri të tarifave).
Në dokument i ri thuhej:''Në ndryshim nga analiza në vitin 2014, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe ndryshimeve të ndodhura në treg gjatë kësaj periudhe (2014-2017), AKEP gjykon që të diferencojë zbatimin e mases rregulluese të mos-diskriminimit (simetri - nda) ne tarifat me pakice te thirrjeve on-net/off-net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë, duke e hequr këtë detyrim për Albtelecom duke filluar nga data 1.04.2018''.
Pyetje 8 te konsultimi publik qe eshte bere para nje viti, ishte lidhur pikerisht me kete ceshtje: ''A jeni dakort me propozimin e AKEP se masa rregulluese e mos-diskriminimit ne tarifat on-net/off-net e vendosur ne analizen e tregut 2014 duhet te vijoje te aplikohet?'' . Por tani qe ka ndryshyuar ne menyre thelbesore vendimi i AKEP nuk i është nënshtruar një konsultimi të ri publik, sikurse e kërkon procedura.
Në mbledhjen e djeshme të Bordit drejtues, AKEP ka pranuar shkelje proceduriale dhe ka vendosur të rifillojë procedura e konsultimit publik dymujor pikërisht mbi dokumentin e ri. Por duke vazhduar me një mungesë totale transparence, AKEP nuk ka botuar deri tani në faqen zyrtare asnjë njoftim mbi caktimin e një konsultimi publik të ri, ndoshta për të mos përgënjeshtruar qendrimin e një jave më parë.
Po vetë kretari i AKEP-it, Ilir Zela, duke folur në një media, ka pranuar se ''pas dy muajsh do të bëjmë një vendimmarrje gjithëpërfshirëse, e cila i merr parasysh gjithë aspektet dhe situatën që do të rezultojë në përfundim të kësaj analize të këtij procesi konsultimi publik''.
d.c./shqiptarja.com