AKIP ka bindjen se janë pikërisht këta grumbullues dhe kompanitë e riciklimit me të cilët ata bashkpunojnë ata të cilët cdo ditë arrijnë të riciklojnë mbetjet metalike dhe një përqindje akoma shumë të vogël të plastikës dhe letrës, krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.
Me punësimin apo vetëpunësimin e tyre akualisht janë mijra të punësuar në këtë sektor, që nuk mund të injorohet nga Qeveria.
AKIP e konsideron këtë sulm ndaj grumbulluesve, sidomos të plastikës si angazhim të Qeverisë për të shkuar më tej me vendimmarrjen e saj thellësisht të gabuar për ndërtimin e incineraorëve ne Fier, Tiranë e gjetkë dhe ndotjen prej pikave të grumbullimit e konsideron thjesh si justifikim të këtij aksioni të jashtëligjshëm.
Vendimet koncesionare, deri tani, për ndërtim të incineratoreve në Shqipëri në kapacitetin e 100% të mbetjeve urbane të gjeneruara në vend tregon qartazi se Qeveria me dashje po falimenton biznesin e riciklimit.
Gjithashtu kapaciteti i këtyre incineratorëve shumë shpejt do të kërkoj importin e plehrave, pasi teknologjia e tyre nuk lejon fikjen e ndezjen e tyre sipas sasisë së plehrave. Ato duhet të djegin 24 orë në 365 ditë të vitit.
AKIP në bashkëpunim me ricikluesit vendas edhe me ekspertë të huaj ëshë duke punuar për një alternativë antiincenerator mbështetur në legjislacionin e vendit dhe atë Europian për maksimalizimin e riciklimit. Varianti alternativ do ti paraqitet Qeverisë në këtë pranverë.
AKIP shpreh gatishmërinë dhe vullnetin për të bashkëpunuar me Qeverinë për pastrimin e Shqipërisë pa djegje plehrash dhe pa import plehrash.
a.m/Shqiptarja.com











