Rëndohet bilanci i aksidentit ditën e sotme në Shkodër. Pas vjehrrës, ka ndërruar jetë në spital edhe nusja shtatzënë. Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin Shkodër- Hani i Hotit në afërsi të fshatit Shtoj. Vjehrra dhe nusja ishin duke ecur në rrugë në momentin që u përplasën nga një makinë tip Volswagen.

58-vjeçarja Hasmije Bajrakurti humbi jetën në vend, ndërsa nusja Esmeralda Bajrakurti 18-vjeçe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit, Silvan Dricaj është arrestuar nga policia.

Makina që shkaktoi aksidentin

Foto nga vendi i ngjarjes