TIRANE- AKKP ka nisur zyrtarisht pranimin e aplikimeve për kompensim nga ana e pronarëve të prekur nga ndërtimet informale, dëmshpërblimi i të cilëve është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 30 tetor. “Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë më datë 20/ 10 / 2015 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat”, thekson në njoftim AKKP.
Agjencia fton të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.801, datë 30.09.2015 "Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", të paraqiten pranë zyrave të saj për dorëzimin e kërkesës për kompensim nga fondi i ALUIZNI-t.
/Shqiptarja.com