Të paktën një ndeshje e kampionatit spanjoll e këtij sezoni, por edhe për 15 vitet e ardhshme do të zhvillohet në SHBA ose në Kanada. Ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e Ligës spanjolle në bashkëpunim me Stefen Ros, pronari i Majami Dolfins (skuadër e futbollit amerikan).
Ky i fundit konfirmoi për mediat spanjolle se diçka e tillë do të bëhet për të përhapur sa më shumë futbollin në Amerikë dhe për ta afruar me tifozët.
Sigurisht që kërkesa e amerikanëve është që të kenë një ndeshje të Realit ose Barcelonës, por në fakt diçka e tillë do të vendoset në të ardhmen. Vetë kreu i Ligës, Havier Tebas, tha se është arritur një akord paraprak, por do të shihet në të ardhmen për vendimin final.