AKR-ja zyrtarizon koalicionin
me Vetëvendosjen në Prishtinë

AKR-ja zyrtarizon koalicionin<br />me Vetëvendosjen në Prishtinë
Aleanca Kosova e Re (AKR)  zyrtarizoi sot koalicionin e saj me Lëvizjen Vetëvendosje në komunën e Prishtinës. Pas shumë mosmarrëveshjeve dhe mosgjetjes së një gjuhe të përbashkët në Asamblenë Komunale të Prishtinës dhe bllokimit të shumë çështjeve në interes të qytetarëve të Prishtinës, AKR-ja ka vendosur  të bëjë koalicion qeverisës lokal për të shtyrë proceset përpara në interes të qytetarëve.

“Mbi bazën e vullnetit politik dhe nevojën për zhbllokimin e gjendjes në Kuvendin Komunal të komunës së Prishtinës dhe me qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira publike për qytetarët arrihet kjo marrëveshje koalicioni qeverisës lokal mes dy subjekteve politike: Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqësuar nga kryetari i komunës së Prishtinës dhe nga kryesuesi i grupit të këshilltarëve komunal- dhe Aleancës Kosova e Re – përfaqësuar nga kryetari i degës së Prishtinës dhe kryesuesi i grupit të këshilltarëve komunal”, thuhet në njoftim.

AKR-ja në kuadër të koalicionit do të ketë dy drejtori, drejtorinë e bujqësisë dhe drejtorinë e kulturës në komunën e Prishtinës.

AKR thotë se është e angazhuar që të gjitha proceset në nivel vendi dhe komune t’i shtyjë përpara në të mirë të qytetarëve dhe ky koalicion vjen për shkak të një parimi të tillë, pasi për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve politike, pasojat janë duke i vuajtur qytetarët./KosovaPress/

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon