Ekspertët britanikë, i kanë dorëzuar ministres së Arsimit, Lindita Nikolli, rekomandimet e akreditimit të universiteteve. Ambasadori Nicholas Cannon, gjatë një takimi me ministren Nikolla, dorëzoi raportin mbi: “Mbështetjen e Këshillit të Akreditimit Britanik për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në sigurimin e akreditimit dhe cilësisë për arsimin e lartë në Shqipëri”.
Nga ana e saj, ministrja Nikolli vlerësoi punën, ndërsa theksoi se këto rekomandime do të ndiqen me përkushtim në procesin e akreditimit të universiteteve. “Këto rekomandime janë detyra shtëpie që do të realizohen me përkushtim të plotë në procesin e akreditimit të institucioneve tona të arsimit të lartë, mundësuar nga Agjencia Ndërkombëtare anëtare e ENQA-s për të cilën jemi shpresëplotë se do të rikthejë besimin te publiku”, tha Nikolla.
Ndërsa ambasadori Cannon, ka ofruar të gjithë mbështetjen e Këshillit Britanik, në organizimin e rekrutimit të ekspertëve, që nevojiten nga ana teknike dhe vlerësimin specifik që kërkon ky proces.
Redaksia online
(m.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com