Akreditimi i universiteteve në
shkurt, Nikolla: Transparent

Akreditimi i universiteteve në<br />shkurt, Nikolla: Transparent
Procesi i shumëdiskutuar i akreditimit të universiteteve do të nisë në fillim të muajit shkurt. Njoftimin e ka dhënë vetë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë një takimi me maturantët.

"Këto ditë në fillim të shkurtit për të qënë më të saktë fillon procesi i shumë lançuar dhe i shumëpritur i akreditimit dhe i vlerësimit të cilësisë të gjithë insituticonave tona të arsimit të larte sepse dy vite më parë mund të kishim pasur edhe shansin e keq që të konkuroheshim nga studentë të 18 universiteteve private apo filiale të universiteteve publike të cilat u mbyllën," tha Nikolla.

Sipas ministres Nikolla ky akreditim do t'u mundësojë studentëve që ta kenë më të lehtë për të vendosur se cilin universitet do të zgjedhin.

"Ju ata, që do të vijnë më pas dhe opinioni publik do të kenë të qartë se kush janë universitetet që rankohen më mirë si për privatin dhe për publikun," u shpreh ministrja.

nikolla

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi