Shqipëria ka tashmë një laborator të akredituar ndërkombëtarisht që teston cilësinë e farërave, një hallkë kyçe për bujqësinë dhe tregun. Kjo do të thotë se fara që hidhet në tokë do të kalojë më parë në sitë më të fortë kontrolli. Kontrolli do të bëhet tek Laboratori Qendror i Testimit të Farave i cili është akredituar sipas standardit ISO/IEC 17025:2017 dhe tani punon me vulë ndërkombëtare.

Lajmin e konfirmoi Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, që ishte sot në ambientet e laboratorit pranë Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve, ku u prezantua ky hap i ri. Aty testohen farërat e grurit, foragjereve dhe perimeve: sa mbijnë, sa të pastra janë, sa lagështi kanë dhe çfarë cilësie reale ofrojnë, siç tregojnë edhe pamjet e shpërndara në Facebook nga kryeministri Edi Rama

“Ky laborator garanton cilësinë e materialit mbjellës shumëzues bimor në Shqipëri, duke rritur sigurinë për fermerët, duke ulur rrezikun në prodhim dhe duke forcuar besueshmërinë për tregun vendas dhe eksportin" tha Sala.

Sipas tij, kjo e çon bujqësinë një hap më pranë standardeve të Bashkimit Europian dhe objektivit “Bujqësia 2030”.

"Akreditimi i laboratorit është një hap konkret drejt përmbushjes së standardeve të BE-së dhe realizimit të vizionit Bujqësia 2030. Ai garanton që prodhimi ynë bujqësor të nisë nga baza më e rëndësishme, fara cilësore" shtoi ai. 

Me pak fjalë, synimi është i thjeshtë: prodhimi të nisë nga fara e mirë, që fermeri të mos rrezikojë dhe produkti shqiptar të jetë më konkurrues në treg.

Çfarë është standardi ISO/IEC 17025:2017?

ISO/IEC 17025:2017 është thjesht një “çertifikatë besimi” për laboratorët.

Do të thotë që laboratori punon me rregulla të sakta, pajisje të kontrolluara dhe staf të kualifikuar, dhe rezultatet që jep janë të sakta.

Pra, nëse laboratori thotë që një farë mbin 90%, ajo shifër është e verifikuar dhe e besueshme, jo sa për letër.

Plus, kjo çertifikatë njihet edhe jashtë vendit. Kështu që produktet që testohen aty kanë më shumë shans të pranohen për eksport.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 08:56

    A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?