Akrobatja Olivia Jackson mori pjesë në një skenë ndjekëse me makina gjatë xhirimit të filmit “Resident Evil: The Final Chapter” në Afrikën e Jugut.
Ajo u përplas me një mur kur po xhironte skenën dhe nuk mbante veshjen mbrojtëse që duhet të vishte.
Jackson tani ka paditur producentët Paul Anderson dhe Jeremy Bolton, të cilët shkelën premtimin e tyre se do t’ia paguanin faturat gjatë kohës që ajo qëndroi për trajtim në spital.
MailOnline raporton se Anderson dhe Bolton i ofruan ta paguanin për trajtim, por me kusht që të nënshkruanin një marrëveshje konfidencialiteti.
Olivia është shprehur se kompania mbulonte shumën prej 33.000 dollarëve në faturat mjekësore.
Avokati që përfaqëson Olivia tha se kjo shumë nuk mbulon shpenzimet e asnjërit prej operacioneve që ajo duhet të bëjë.
Sipas avokatit të saj akrobatja mund të ketë nevojë për 10 ose më shumë operacione dhe i nevojiten ndoshta deri në disa qindra ose mijëra dollarë.