Akrobatja humb dorën gjatë xhirimit të filmit, padit producentët (FOTO)

Akrobatja humb dorën gjatë xhirimit të filmit, padit producentët (FOTO)

Akrobatja Olivia Jackson

Akrobatja Olivia Jackson mori pjesë në një skenë ndjekëse me makina gjatë xhirimit të filmit “Resident Evil: The Final Chapter” në Afrikën e Jugut.

 Ajo u përplas me një mur kur po xhironte skenën dhe nuk mbante veshjen mbrojtëse që duhet të vishte.

 Jackson tani ka paditur producentët Paul Anderson dhe Jeremy Bolton, të cilët shkelën premtimin e tyre se do t’ia paguanin faturat gjatë kohës që ajo qëndroi për trajtim në spital.

MailOnline raporton se Anderson dhe Bolton i ofruan ta paguanin për trajtim, por me kusht që të nënshkruanin një marrëveshje konfidencialiteti.

 Olivia është shprehur se kompania mbulonte shumën prej 33.000 dollarëve në faturat mjekësore.

Avokati që përfaqëson Olivia tha se kjo shumë nuk mbulon shpenzimet e asnjërit prej operacioneve që ajo duhet të bëjë.

Sipas avokatit të saj akrobatja mund të ketë nevojë për 10 ose më shumë operacione dhe i nevojiten ndoshta deri në disa qindra ose mijëra dollarë.

Ora 16:22
Akrobatja humb dorën gjatë xhirimit të filmit, padit producentët
190/7
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



    ×

    Lajmi i fundit

    Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

    Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!