Akset nacionale të kalueshme
28 komuna ende të izoluara

Akset nacionale të kalueshme<br />28 komuna ende të izoluara
TIRANE- Ndërprerja e reshjeve të borës, ngritja e temperaturave dhe moti me diell ka sjellë drejt përmirësimit të situatës në veri verilindje dhe juglindje të vendit. Pothuajse të gjitha akset nacionale janë të hapura ndërsa mbeten problem banorët në komunat e thella, ku trashësia e borës i ka kaluar dhe 2.5 metra. Prej më shumë se 18 ditësh qindra familje që jetojnë në komuna të thella të Pukës, Malësisë së Madhe, Kukës, Tropojë, Has dhe Korçë vazhdojnë të mbeten të izoluar. Vetë kryeministri Sali Berisha do të udhëtojë sot drejt Korçës për të mbledhur shtabin e emergjencës dhe monitoruar situatën, ndërsa dje ministrant Nishani dhe Ruli ndodheshin në Pukë.
Drejtori i Emergjencave Civile Alfred Olli në një deklaratë mbrëmjen e sotme, ka pohuar se si pasojë e reshjeve të borës, 28 komuna janë ende të bllokuara.

Në Pukë tashmë janë të kalueshme akset nacionale, përvec akseve nacionale Qafë- Mali, Qafë Shllak dhe Qafë Mali- Fierzë, të cilat vazhdojnë të mbeten të bllokuara. Problematike mbeten dhe zonat rurale. Për aksin që të con në komunën Iballë e izoluar prej 18 ditësh ende nuk është ndërhyrë për të filluar pastrimin e saj. Ndërkohë që në disa komuna akset janë hapur deri në qendrat e tyre.
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe ministri i Bujqësisë Genc Ruli ishin dje të pranishëm në Qafën e Malit për të monitoruar situatën nga afër dhe premtuan angazhimin për zhbllokimin sa më të shpejtë të rrugëve. Ministri Nishani tha se “prej ditës së djeshme qeveria ka vënë në dispozicion një fond tjetër që do të përdoret për të vazhduar kontraktimin e mjeteve borëpastruese nga komunat. Ndërkohë që një helikopter nga qeveria e Luksemburgut, i përshtatshëm për të ndërhyrë në zonat më të thella dhe ku trashësia e borës është tepër e madhe, pritet të vijë në Shqipëri, për tu ardhur në ndihmë banorëve të izoluar.

Në Kukës nga 24 komuna që ka qarku, për 14 prej tyre është vendosur komunikimi me qendrat. Gjatë ditës së djeshme ka pasur 3 operacione shpëtimi dhe ka vazhduar shpërndarja e ndihmave. Problematike mbetet situata në Tropojë, ku disa fshatra vazhdojnë të mbeten pa energji.

Edhe në Dibër disa komuna vazhdojnë të mbeten të bllokuara. Në komunën Ostren, në fshatin Luzni banorët bëjnë apel për ndihma ushqimore dhe zhbllokimin e rrugës.
Në Korçë lëvizja në akset nacionale është normalizuar, ndërsa vijon të mbetet e rënduar situata në komunat malore. Mbetet e izolura komuna Lukas.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike