AKSHE: Shqipëria e izoluar nga
tregu ndërkombëtar i shitjes së armëve

Në raportin vjetor të vitit 2011, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve AKSHE shkruan se Shqipëria është thuejse e përjashtuar nga marrëveshjet më kryesore ndërkombëtare në fushën e eksportit të materialeve ushtarake. "Edhe pse Legjislacioni Shqiptar mbi kontrollin e eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë dhe lista kombëtare e kontrollit të mallrave ushtarake janë në përputhje standardet ndërkombëtare, Shqipëria nuk është ende pjesëmarrëse në disa marrëveshje ndërkombëtare në këtë fushë. Qëllimet kryesore të këtyre regjimeve janë identifikimi i mallrave dhe teknologjive subjekte të kontrollit të eksporteve, shkëmbimi i informacionit mbi rrezikun e përhapjes si dhe promovimi i mospërhapjes të armëve të shkatërrimit në masë në vendet joanëtare të tyre. Ajo çka mund të themi me siguri, është fakti se aderimi në këto regjime mbetet një prioritet për Republikën e Shqipërisë ", shkruhet në raportin vjetor të AKSHE-së. Pjesëmarrja në këto marrëveshje dhe konventa ndërkombëtare më së shumti i dedikohet profesionalizmit dhe eksperiencës por sidomos garancive që jep një shtet në fushën e tregtimit të armatimeve. Krahasuar me fqinjët tanë të Malit të Zi dhe Serbinë, vendi ynë ka eksporte në sektorin e armatimeve gati 40 fish më të vogël se këto shtete. Shqipëria në dekadën e fundit ka eksportuar kryesisht fishekë dhe materiale të tjera ushtarake të mbetura në magazina që nga koha e regjimit komunist. Aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë fabrikë në punë që të prodhojë materiale ushtarake.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi