Përplasen 'kokë më kokë' dy makina te mbikalimi i Patokut, pesë të plagosur rëndë

LAÇ-Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin në Milot- Mamurras, si pasojë e së cilit kanë mbetur të plagosur rëndë 5 persona.

Aksidenti ka ndodhur afër mbikalimit të Patokut, ku dy automjetet janë përplasur 'kokë më kokë' me njëra tjetrën, nga ku kanë mbetur të plagosur pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve. Policia njofton se të plagosur kanë mbetur E.P., 28 vjeç, A.I., 30 vjeçe, F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç. Mësohet se të ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor. 

Për nxjerrjen e dy prej të plagosurve u desh ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët prenë disa pjesa të automjetit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia e rrugës. Siç mund të shikohet në fotot dhe videot e siguruar nga Shqiptarja.com, duket se përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa një prej makinave ka përfunduar te bordurat mbrojtëse.

Ky është aksidenti i dytë në harkun kohor të 24 orëve në rrugët e qarkut të Lezhës. Pasditen e së dielës, një i moshuar humbi jetën, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte u përplas nga një automjet, ndërkohë e plagosur rëndë mbeti dhe një grua e cila udhëtonte me viktimën.

Foto nga vendi i ngjarjes

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK