Aksident automobilistik në Shkodër
1 i vdekur dhe 2 të plagosur rëndë

Aksident automobilistik në Shkodër<br />1 i vdekur dhe 2 të plagosur rëndë
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve është shënuar vetëm pak minuta më parë në Shkodër.

Viktima Astrit Hyka 40 vjeç ka qenë pasagjer në automjetin tip benz me targa AA 710 AF, i cili drejtohej nga shtetasi Ilir Vajushi. Për shkak të shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin ndaj mjetit, i cili ka dalë nga rruga dukë përfunduar poshtë saj. Në automjet ndodhej edhe shtetasi Lulzim Alija, i cili ka mbetur i plagosur rëndë gjatë aksidentit.

40 vjeçari Astrit Hyka, nga Malësia e Madhe, ka vdekur gjatë rrugës, kur po e transportonin për në spitalin e Shkodrës. Aktualisht gjendja e dy të mbijetuarëve të aksidentit është shumë e rëndë

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK