Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Për pasojë kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh dhe është plagosur drejtuesi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Dukat, ndërsa ishin duke udhëtuar me automjetin tip 'Opel Corsa', me targë VL 6408 C.

Sipas policisë, shoferi Aziz Gjoni, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ndërsa Sulo Liko dhe bashkëshortja e tij, Mino kanë humbur jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit të automjetit, për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë. ah/shqiptarja.com/