Në vetëm 24 orë 4 aksidente janë shënuar në një nga tunelet  te ish sheshi Shqiponja në Tiranë.

Kjo ka ndodhur si pasojë e kthesës së gabuar dhe mungesës së sinjalistikës, ku gjatë ditës 3 mjete të ndryshme janë përmbysur në mes të tunelit  duke rrezikuar jo vetëm jetën e drejtuesve, por edhe bllokuar rrugën duke shkaktuar trafik.

Kjo situatë problematike ka ndodhur si pasojë e kthesës së fortë të tunelit dhe mungesës së sinjalistikës  për të paralajmëruar drejtuesit për të ulur shpejtësinë.

Si tuneli hyrës edhe ai dalës në zonën e Astirit në fakt kanë të njëjtën problematikë, kthesë të fortë dhe mungesë të sinjalistikës, ç'ka bën që edhe në të ardhmen këto tunele të kthehen në burim aksidentesh dhe humbje jetësh.

1631602166_1631597174page.jpg

3 nga 4 aksidentet