Afrikë e Jugut - Të paktën 22 persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti të tmerrshëm në Durban. Një kamion u përplas me 4 furgona taksi dhe një autoveturë në një prej kryqëzimeve të qytetit.
Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, 18 vjeç, i akuzuar për vrasje. Aksidenti filloi kur furgonat taksi dhe automjeti që u goditën nga kamioni kaluan semaforin me dritën e gjelbër, por ishte kamioni ai që nuk mundi të ndalonte dhe duke mos respektuar rregullat e qarkullimit, pasi kaloi me semafor të kuq.
Dëshmitarët thanë se gjatë përplasjes fatale, disa persona "fluturuan" nga automjetet duke u tërhequr zvarrë kamioni.

(Foto: Aksidenti ku u përfshinë 3 furgona, 1 makinë dhe 1 kamion)
Sipas autoriteteve, aksidenti ndodhi për shkak se kamionit i'u këputën frenat dhe nuk mundi të ndalonte në kryqëzim, duke shkaktuar edhe një katastrofë totale.
Fillimisht numri i viktimave u mendua të ishte 27 persona, por më pas u reduktua në 22, 19 prej të cilëve vdiqën në vendin e aksidentit, kurse 3 të tjerë në spital.
/Shqiptarja.com