Aksident fatal në Divjakë, 18-vjeçari me ‘Benz’ përplas biçikletën! Humb jetën 56-vjeçari (VIDEO)

DIVJAKË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku për pasojë një 56-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte.

Mjeti tip ‘Benz’ i drejtuar nga Edison Çela, 18 vjeç ka goditur shtetasin Asim Gubere, 56 vjeç i cili po udhëtonte me biçikletë. Goditja ka qene fatale dhe 56-vjeçar ka ndërruar jetë. Sipas të dhënave shpejtësia e madhe e mjetit dhe humbja e kontrollit kanë shkaktuar aksidentin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë