Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit rreth orës 22:30. Në rrugën kryesore të qytetit, pranë shtëpisë të të moshuarve, dy automjete ‘tip Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komento