Të paktën 50 persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kësaj të marte në Gjermani, si pasojë e një aksidenti hekurudhor pranë Dyseldorfit.
/Shqiptarja.com
Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash në qytetin Merbush.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, departamenti i zjarrfikësve të këtij qyteti njoftoi se po u vinte në ndihmë të plagosurve, “jeta e të cilëve përbën prioritetin numër 1”, thonë ata.
Vlerësohet se në momentin e impaktit në bordin e trenit të pasagjerëve ndodheshin 150 persona. Merbush është një qytezë në rajonin e Renit Verior-Vestfalia, landi më i populluar i Gjermanisë.












