Disa aksidente janë raportuar pasditen e sotme në disa qytete të vendit.

Në Tiranë në zonën e Saukut A.K, 21-vjeç ka aksidentuar H.A, 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa në Durrës 4 makina u përfshinë në një aksident në zonën e Plepave në Durrës.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 7 persona, nga të cilët 6 kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa një 61-vjeçare ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është dërguar për mjekim te spitali i Traumës në Tiranë.

'Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H.  Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e  rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve.'- njofton policia për aksidentin në Durrës.

Edhe në Korçë si dhe në aksin Librazhd-Prrenjas u raportua për aksidente, pa dëme të rënda në njerëz.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Aksident në Tiranë, i riu përplas për vdekje 40-vjeçarin

1716325323_policia.jpg

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut. Një 21-vjeçar ka përplasur për vdekje 40-vjeçarin H.A.

‘Më datë 25.05.2024, rreth orës 21:30, në Sauk, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. A., 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.

Ora 22:12
Fugroni i mallrave përmbyset në aksin Librazhd-Prrenjas, s’ka të lënduar

 

Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas në afërsi të fshatit Qukës. Furgoni i mallrave është përmbysur në rrugë. Nga ky aksident nuk ka të lënduar fatmirësisht.

Ora 20:41
Përplasen dy makina në Korçë, plagoset një grua

1716662623_korce.jpg

Një aksident është regjistruar disa minuta me parë në unazën e qytetit të Korçës ku janë përfshirë dy makina.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Si pasojë e tij një grua është dërguar me dëmtime të lehta në spitalin e Korçës, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po merret me sqarimin e rrethanave të aksidentit.