Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi dy makina u përplasën me njëra tjetrën në aksin rrugor Fushkrujë - Thumanë.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm (27 janar) në afërsi të fshatit Derven.
Të lënduarit janë dërguar te spitali i Traumës në Tiranë.
Sipas gazetarit të Report Tv dhe Shqiptarja.com, Julian Shota, paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë ndërprerja e rrugës nga makina tip Opel, por edhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte edhe makina tjetër tip Mitsubishi me targa italiane e cila drejtohej nga shtetasja me inicialet M.L.
“Më datë 27.01.2025, rreth orës 07:20, në fshatin Derven, Fushë-Krujë, automjeti me drejtuese shtetasen M. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. P.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P, dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me automjetin e shtetasit N.P, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.