Një aksident është regjistruar në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Dy automjete, tip “BMW” dhe “Renault Clio”, janë përplasur pranë një pike karburanti.

Nga përplasja e automjeteve, kanë mbetur të plagosur tre persona.

Në vendngjarje ka shkuar me urgjencë grupi i sherbimit zjarrefikës të Gjirokastrës, ku ndërhyri për të nxjerrë drejtuesin e automjetit “Renault Clio” Klevant Vasi.

Ai u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal për ndihmë mjekësore. Personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.